Milani ofron Baccan për Zazan

Milani ofron Baccan për Zazan

Milani mund të përdorë interesin e Valencias në Carlos Baccan për të arritur një marrëveshje për sjelljen e Simone Zazas në San Siro, raportojnë mediat në Itali dhe Spanjë.

Bacca kaloi sezonin me huazim te Villarreali, por Nëndetësja e Verdhë nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 15.5 milionë eurosh.Sulmuesi kolumbian nuk dëshiron të kthehet te Rossonerët dhe ndjenja është e ndërsjellë edhe nga Milani.

Por, drejtuesit e klubit nga San Siro mund ta përdorin Baccan si pjesë e marrëveshjeve të tjera të transferimeve.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Valencia është e interesuar në Baccan dhe mund të jetë e përgatitur për ta marrë atë në këmbim të Zazas për në Milano.

Mediumi Superdeporte në Spanjë dhe La Gazzetta dello Sport gjithashtu ushqejnë spekulime ekzistuese rreth përpjekjes së Milanit për të sjellë Zazan në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *