Ramos: E dinim se do të jetë vështirë, por treguam urinë dhe dëshirën për të fituar

Ramos: E dinim se do të jetë vështirë, por treguam urinë dhe dëshirën për të fituar

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka fituar finales e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.

Kjo fitore e Mbretërve erdhi me meritën e Gareth Bale, i cili shënoi dy gola pas inkuadrimit në pjesën e dytë dhe një goli tjetër të shënuar nga Karim Benzema.

Pas ndeshjes është mbrojtësi spanjoll, Ramos, i cili ka folur rreth ndeshjes finale dhe fitores së Los Blancos.

Ramos ka thënë se skuadra e tij e dinte se do të ishte ndeshje e vështirë ndaj Liverpoolit, por treguan urinë dhe dëshirën për të vazhduar me fitore.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *