Ramos me mesazh emocionues për Salahun: Shërim të shpejtë Momo, mbi të gjitha ne jemi shokë

Ramos me mesazh emocionues për Salahun: Shërim të shpejtë Momo, mbi të gjitha ne jemi shokë

Finalja e Ligës së Kampionëve u prish në njëfarë mënyre në minutën e 30-të kur ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah pësoi një lëndim.

Salah u lëndua gjatë një dueli me Ramosin dhe ka nxjerrë krahun nga vendi.Egjiptiani u largua nga fusha me lot në sy dhe së bashku me të lotët u panë edhe në sytë e tifozëve të Liverpoolit.

Të gjithë e akuzuan Sergio Ramosin për lëndim, por mbrojtësi spanjoll ka reaguar pas finales.Ramos i ka uruar shërim të shpejtë kundërshtarit të mbrëmjes së kaluar Mohamed Salah.

“Futbolli ju mëson fytyrën më të ëmbël por edhe anën tjetër që është e hidhur. Para se gjithash ne jemi shokë”.

“Shërim të menjëhershëm Salah, e ardhmja ju pret”, ka shkruar Ramos.Real Madridi arriti të fitojë në finale me rezultat 3-1, ku fytyra tragjike e kësaj sfide ishte portieri i The Reds, Loris Karius me dy gabime trashanike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *